Egjipt: Autoritetet punojnë në formimin e qeverisë

0

Autoritetet e Egjiptit, kanë punuar gjatë ditës së sotme për formimin e qeverisë së re, një javë pas përmbysjes së Muhamad Morsi nga ushtria për shkak të protestave masive kundër tij.

Presidenti i përkohshëm Adli Mansour, nominoi dje, ekonomistin liberal dhe ish-ministrin e financave, Hazem el-Beblaui, për kryeministër, ndërsa ish-diplomatin në OKB, Muhamad ElBaradei, për postin e zëvendëspresidentit për çështjet e politikës së jashtme.

Zëdhënësi i zotit Mansour deklaroi se postet në kabinetin e ri do t’i ofrohen edhe kampit islamik, përfshirë edhe lëvizjen Vëllazëria Myslimane e Muhamed Morsit.

Vëllazëria Myslimane refuzoi dje  planin e presidentit Manosur që do të çonte në zgjedhje parlamentare brenda gjashtë muajsh.

/Sonila Qazimi/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here