Egjipt, Ashton bisedime me Morsin

Egjipt, Ashton bisedime me Morsin

Shefja e Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton është takuar dje me presidentin e rrëzuar të Egjiptit, Mohammed Morsi. Vendi i takimit nuk është bërë publik ndërkaq që sipas zëdhënëses së Ashton takimi ka zgjatur rreth dy orë. Vizita e zonjës Ashton bëhet vetëm pak ditë pasi mbi 100 mbeshtetes te Morsit u vrane në përleshjet

Shefja e Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton është takuar dje me presidentin e rrëzuar të Egjiptit, Mohammed Morsi. Vendi i takimit nuk është bërë publik ndërkaq që sipas zëdhënëses së Ashton takimi ka zgjatur rreth dy orë.

Vizita e zonjës Ashton bëhet vetëm pak ditë pasi mbi 100 mbeshtetes te Morsit u vrane në përleshjet me forcat e sigurisë.
Aleatët e liderit të rrëzuar kanë deklaruar se kanë planifikuar një protestë madhore për të martën në Kajro, ndërsa qeveria e perkohshme  se çdo shkelje e ligjit do të trajtohet me rreptësi.

Zonja Ashton u takua gjithashtu me kreun e forcave të armatosura egjiptiane, gjeneralin Abdul Fattah al Sisi.

Përpara se të mbërrinte në Egjipt  Ashton u shpreh se do të bënte thirrje për një “proces tranzicioni gjithëpërfshirë, ku të marrin pjesë të gjitha grupet politike, përfshirë Vllazërinë Myslimane.

Morsi po mbahet i burgosur që kur u rrëzua nga forcat e armatosura më 3 korrik, pas protestave masive  në të gjithë vendin.

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar