Egjipt, arrestohet lideri i Vëllazërisë Myslimane

Egjipt, arrestohet lideri i Vëllazërisë Myslimane

Lideri i Vëllazërisë Myslimane, Muhammad Badie, është arrestuar nga forcat e sigurisë së Egjiptit në Kajro, raportojnë mediat shtetërore. 70 vjeçari Badie, së bashku me udhëheqës të tjerë të Vëllazërisë Myslimane është akuzuar edhe më parë për nxitje të dhunës. Arrestimi i tij i fundit lidhet me goditjen e  përgjithshme kundër lëvizjes Vëllazëria Myslimane, e presidentit të

Lideri i Vëllazërisë Myslimane, Muhammad Badie, është arrestuar nga forcat e sigurisë së Egjiptit në Kajro, raportojnë mediat shtetërore.

70 vjeçari Badie, së bashku me udhëheqës të tjerë të Vëllazërisë Myslimane është akuzuar edhe më parë për nxitje të dhunës.

Arrestimi i tij i fundit lidhet me goditjen e  përgjithshme kundër lëvizjes Vëllazëria Myslimane, e presidentit të përmbysur, Muhammad Morsi.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, kërkoi dje lirimin e Morsit, ndërsa Shtetet e Bashkuara kërkojnë të mos ndalohet aktiviteti i Vëllazërisë Myslimane.

/Jola Llozhi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar