Egjipt, 18 të vdekur në protesta

Egjipt, 18 të vdekur në protesta

Ndërprerja e përleshjeve mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të ish-Presidentit egjiptian Mohamed Morsi është bërë e mundur vetëm me ndërhyrjen e menjwherwshme tw ushtrisë. Televizioni shtetëror njoftoi se janë të paktën 18 persona që rezultojnë të  vdekur. Zëdhënësi i ushtrisë tha për Agjencinë Franceze të Lajmeve se ushtarët nuk po mbajnë anën e asnjërës palë, por

Ndërprerja e përleshjeve mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të ish-Presidentit egjiptian Mohamed Morsi është bërë e mundur vetëm me ndërhyrjen e menjwherwshme tw ushtrisë.

Televizioni shtetëror njoftoi se janë të paktën 18 persona që rezultojnë të  vdekur.

Zëdhënësi i ushtrisë tha për Agjencinë Franceze të Lajmeve se ushtarët nuk po mbajnë anën e asnjërës palë, por kanë ndërhyrë për të mbrojtur jetë njerëzish, ndërsa makina të blinduara u futën në qendër të Kairos ditën e djeshme për të ndalur protestat.

Pjesëtarët e kampeve rivale ishin përfshirë në përleshje në pika të ndryshme të Kairos si dhe në qytete të tjera, duke qëlluar me gurë në drejtim të palës kundërshtare.

Ushtria bëri me dije se ka arrestuar  zotin Morsi dhe udhëheqës të tjerë të Vëllazërisë Myslimane të mërkurën dhe pezulloi kushtetutën.

Ushtria thotë se veprimet e saj u ndërmorën për të shmangur kërcënimin e një kryengritjeje popullore.

/Amela Shehi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar