Edi Rama: Toni Bler një pikë referimi për ne

Edi Rama: Toni Bler një pikë referimi për ne

Kreu i opozitës, Edi Rama, në një deklaratë për mediat deklaron se ish-kryeministri britanik, Toni Bler, mbetet një pikë referimi për Partinë Socialiste, sepse ai transformoi të majtën evropiane dhe ishte një person që dha kontributin e tij në ekonomi, politika sociale dhe politikë. “Pak ditë më parë pata nderin të takoj Toni Blerin. Ishte

Kreu i opozitës, Edi Rama, në një deklaratë për mediat deklaron se ish-kryeministri britanik, Toni Bler, mbetet një pikë referimi për Partinë Socialiste, sepse ai transformoi të majtën evropiane dhe ishte një person që dha kontributin e tij në ekonomi, politika sociale dhe politikë.

“Pak ditë më parë pata nderin të takoj Toni Blerin. Ishte padyshim një nga takimet më të paharrueshme të jetës time sepse Toni Bler është njeriu që transformoi përgjithnjë të majtën evropiane dhe një njeriu që mbetet sot e gjithë ditën një pikë referimi për të gjithë ne. Qeverisja e tij u shënjua nga një sërë reformash të thella me karakter social, veçanërisht në fushat e arsimit dhe shëndetësisë, prandaj edhe biseda jonë u zhvillua rreth situatës politike dhe ekonomike në Shqipëri dhe veçanërisht rreth Programin për një ‘Rilindje Shqiptare’ dhe prioriteteve të qeverisjes së majtë të pas 23 qershorit siç janë taksimi i ndershëm apo dhe sistemi universal shëndetësor, bazuar në eksperiencën e suksesshme britanike”, tha kryesocialisti Rama

Gjithashtu, z. Rama shprehet se Toni Bler ra dakord që pas 23 qershorit do të na ndihmojë për të realizuar programin tonë të “Rilindjes Shqiptare”.

“Ramë dakord që të punojmë nga afër pas 23 qershorit për të ndërtuar qeverisjen dhe për të realizuar programin tonë për një ‘Rilindje Shqiptare’. Nuk kam as më të voglin dyshim se me Toni Bler dhe me skuadrën e tij ne do të kemi në krah një partner jashtëzakonisht të rëndësishëm me një eksperiencë unike dhe me të gjitha këshillat e duhura për të ndërtuar një proces qeverisës të suksesshëm dhe për të bërë realitet programin tonë të Rilindjes Shqiptare”, përfundon lideri i opozitës Edi Rama.
/Osman Stafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar