Edi Rama sëbashku më bashkëshorten e tij shtrojnë iftar

Kryeministri i ardhshëm i vendit, Edi Rama sëbashku me bashkëshorten e tij Linda Rama shtruan një iftar me rastin e Muajit të Ramazanit. Besimtarë muslimanë, politikanë, diplomatë dhe njerëz të medias ishin të ftuar në një lokal në përiferi të Tiranës. Në fjalën e tij Rama theksoi se një nga vlerët që e karakterizon vendin

Kryeministri i ardhshëm i vendit, Edi Rama sëbashku me bashkëshorten e tij Linda Rama shtruan një iftar me rastin e Muajit të Ramazanit.

Besimtarë muslimanë, politikanë, diplomatë dhe njerëz të medias ishin të ftuar në një lokal në përiferi të Tiranës.

Në fjalën e tij Rama theksoi se një nga vlerët që e karakterizon vendin tonë është harmonia e  bashkëjetesës fetare.

“Jemi të ndryshëm dhe të barabartë te liria e besimit, që nuk vë cak te liria e tjetrit. Ky është vendi, ku secili prej nesh, në çdo rast që kremtohet një ditë e shënuar e kalendareve fetare, ndjehet mirë. Feja lidhet me lirinë, jo me ndasinë, me vlerën e një bashkëjetese si urë me besimet e tjera. Kjo është trashëgimia unikale që, në botën e sotme të konflikteve, përbën një vlerë të jashtëzakonshme, e cila duhet ruajtur si e tillë”, tha Rama.

Kjo vlerë sipas Ramës duhet ruajtur duke u kultivuar dhe në gjeneratat e reja. Kryeministri i ardhshëm i shprehu urimet gjithë Komunitetit Musliman Shqqiptar në këtë Muaj të Ramazanit.

“Uroj një Ramazan të bekuar”, përfundoi Rama.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar