Edi Rama, prezent dje në ‘’Olimpico’’

Edi Rama, prezent dje në ‘’Olimpico’’

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka qenë prezent në stadiumin “Olimpico’’  të Romës, ku ka ndjekur superkupën e Italisë, Juventus- Lacio, e cila është mbyllur me fitoren e Juventus. Rama, pas vizitës së tij me kryeministrin grek Samaras në Athinë, shkoi me pushime jashtë vendit, por destinacioni i tij ishte i panjohur për shumë

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka qenë prezent në stadiumin “Olimpico’’  të Romës, ku ka ndjekur superkupën e Italisë, Juventus- Lacio, e cila është mbyllur me fitoren e Juventus.
Rama, pas vizitës së tij me kryeministrin grek Samaras në Athinë, shkoi me pushime jashtë vendit, por destinacioni i tij ishte i panjohur për shumë njerëz në Partinë Socialiste. Mbrëmë ai është fiksuar nga  kamerat në tribunën kryesore të stadiumit të Romës përkrah personaliteteve itliane. Rama e ka shijuar ndeshjen pasi ai është tifoz i fanellës bardh e zi.

Gjithashtu  një vit më parë, kur kampionatin e fitoi Juventus, Rama  shprehu gëzimin e tij në twitter.

/Ariana Saraçi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar