Fëmijët e porsalindur me peshë më të ulët se zakonisht, kanë nevojë për hekur pasi sasia shtesë e hekurit, i ndihmon ata për parandalimin e anemisë e cila mund të shfaqet në të ardhmen. Studimet suedeze kanë treguar se fëmijët të cilët lindin me peshë të vogël janë më të rrezikuar që gjatë jetës të
Fëmijët e porsalindur me peshë më të ulët se zakonisht, kanë nevojë për hekur pasi sasia shtesë e hekurit, i ndihmon ata për parandalimin e anemisë e cila mund të shfaqet në të ardhmen.
Studimet suedeze kanë treguar se fëmijët të cilët lindin me peshë të vogël janë më të rrezikuar që gjatë jetës të zhvillojnë deficiencë të hekurit dhe anemi, nëse nuk u jepet ky mikroelement thelbësor që pas lindjes dhe në kohën sa pinë gji.
Rezultatet e botuara në revistën Pediatrics kanë treguar se fëmijët të cilët kishin marrë hekur shtesë (2 miligramë për kilogram) që nga mosha gjashtëjavore deri në atë gjashtëmuajshe, nuk kishin qenë të prirë që në jetën e mëvonshme të zhvillojnë anemi, ndërsa deficiti i hekurit është regjistruar vetëm te 4% e tyre.
/Redjon Shtylla/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *