EA ndalon së prodhuari lojëra për Nintendo Wii U

EA ndalon së prodhuari lojëra për Nintendo Wii U

Gjiganti i lojërave EA ka deklaruar se përkohësisht nuk do prodhojë lojëra për Nintendo Wii U. Pas strategjive të Nintendos që po përdor në marketing për të rritur interesin, ky lajm ka qenë një goditje e madhe për ta. Muajt e fundit numri i shitjeve të Nintendos kishte rënë ndjeshëm. Pas këtij lajmi, ky numër

Gjiganti i lojërave EA ka deklaruar se përkohësisht nuk do prodhojë lojëra për Nintendo Wii U. Pas strategjive të Nintendos që po përdor në marketing për të rritur interesin, ky lajm ka qenë një goditje e madhe për ta.

Muajt e fundit numri i shitjeve të Nintendos kishte rënë ndjeshëm. Pas këtij lajmi, ky numër pritet që të bie përsëri.

EA gjithashtu nuk do të prodhojë disa nga lojërat më të mëdha dhe më popullore në versionin Wii U. Edhe pse këto lojëra më parë ishin pjese e këtij versioni. Në deklaratë u theksua se lojëra si, Mass Effect 3, Battlefield 4, Madden, Fifa 13 dhe Need for Speed Most Wanted nuk do të jenë në versionin Wii U.

Kompania e lojërave EA nuk ka përjashtuar mundësinë që në të ardhmen të punojë mbi një lojë për Nintendon. Rezultatet e fundit financiare të Nintendos tregojnë se ajo nuk ka shitur aq Wii U sa kishte parashikuar. Nintendo priste që të shiste 4 milion, por numri arriti deri ne 3.450.000. Nintendo gjatë kësaj vere pritet të ndryshojë strategji për të dalë nga kriza.

/Ejup Lila/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar