E urrej punën time!!! Si veprohet në të tilla raste?

1.      Mbaji mendimet në kokën tënde. ky është hapi i parë që mund të bësh. Mos i ulërit mendimet e tua të urrejtjes nëpër botë, fundja veten do dëmtosh me mendime të kësaj natyre. Mos i shkruaj në asnjë rrjet social këto mendime. Të mbash diçka në mendje është më e vështirë se ta shpërndash, por besomëni do të jetë më dobiprurëse. Në fillim analizo ç’po thua dhe nëse je plotësisht i sigurt që duhet t’i thuash, përsëri rishikoji. 2.      Mendimet e urrejtjes për shefin. Këto janë një kategoroi e lezetshme mendimesh, por fakti që ti e urren nuk do ta bëjë atë të pushohet, këto skena funksionojnë vetëm në skenat e kinematografisë. Nëse e urren mos e shfaq, sillu sikur asgjë s’ka ndryshuar në marrëdhënien mes jush. Por nëse sapo ke nisur ta uresh ul shkallën e urrejtjes kundrejt tij medoemos do t’ja arish. 3.      Këta dy pikat e mësipërme ishin sa për fillesë, por nëse vërtet nuk shkon dhe ju e keni vënë re që  gjendja nuk do të ndryshojë hapi më i duhur që mund të bëni është që të kërkoni punë të re. Fundja ju e urreni të vjetrën. Nuk shkon asgjë me të, ju urreni gjithçka, pse të mos kërkoni diçka që ta bëni më me tepër dëshirë. Ky është hapi i parë që duhet ndërmerni për transformimin tuaj. 4.      Mos flisni me të gjithë. duke i përngjarë pikës së parë do të shtoja dhe këtë të flasësh me të gjithë është gjithmonë e dëmshme. Jeni në hap ndryshimi për punën aktuale, gjëja më e panevojshme është të pyesësh të tjerët për këshilla(apo nevoja e njerëzve për tu hapur diku dheë për të thënë gjithçka që ka brenda njeriu) 5.      Ndërkohë. Thjesht vazhdo të bësh atë rutinën normale të punës, ditët normale, monotoninë, pavarësisht se sa mund të mos e pëlqeni. Bëj gjithçka që të duket se po funksionon.Provo të aktosh për ca kohë, ndoshta mund t’ju pëlqejë … 6.      Mos thuaj kurrë “po e lë punën” . Kërko diçka ndryshe, çdo monotoni mund të thyhet dhe brenda çdo gjëje negative duhet të gjeni diçka të vlefshme. Ju e keni bërë këtë punë prej kaq kohësh. Mund t’i thuash këto fjalë por më parë provo gjithçka tjetër; kërko ndryshim turni, ndonjë shkëmbim apo diçka që mund t’ju ofrojë kompania aktuale. Por nëse gjithçka shkon keq thjesht hiq dorë, ti e din më së miri ç’duhet të bësh. /Rovena Xhili/]]>

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar