E tallin shokët, vetëvaret 18-vjeçari

Bajram Ahmati ka ndërmarrë vendimin fatal, pasi ishte fyer nga shokët e tij. Ngjarja e rëndë është shënuar para dy ditwsh në fshatin Pobrat të Elbasanit, ku i riu është gjetur i varur nga vetë nëna e tij. “Erdhi dhe na tha se do të shkonte të mësonte, kështu që  nuk qëndroi  shumë me ne

Bajram Ahmati ka ndërmarrë vendimin fatal, pasi ishte fyer nga shokët e tij.

Ngjarja e rëndë është shënuar para dy ditwsh në fshatin Pobrat të Elbasanit, ku i riu është gjetur i varur nga vetë nëna e tij.

“Erdhi dhe na tha se do të shkonte të mësonte, kështu që  nuk qëndroi  shumë me ne dhe u fut në dhomën tjetër”, pohon e ëma, duke shtuar se të birin e kishte parë edhe në ëndërr.

Shokët e viktimës kanë sqaruar në polici se dy ditë më parë e kanë fyer atë, duke iu drejtuar me fjalët: “ti je si femër”, por gjithmonë duke mos menduar se Bajrami do të ndërmerrte një akt të tillë.

Nga informacionet e mbledhura deri më tani mësojmë se i riu prej disa javësh ishte bërë pjesë e “Dëshmitarëve të Jehovait”. Sipas të afërmve, adoleshenti njihej si person shumë i urtë dhe i mbyllur.  /Erzen Carja/

 

vetevaret_2

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar