E përplas makina, vdes 35 vjeçari

E përplas makina, vdes 35 vjeçari

Një aksident i rëndë automobilistik në Nogales, Itali i ka marrë jetën një shqiptari i cili është goditur nga një automjet ‘Alfa Romeo 156’. Viktima quhet Nuri Bixani 38 vjeç, ndërsa autori i kësaj ngjarjeje është një rezident 42-vjeçar me origjinë rumune. Sipas të dhënave zyrtare të policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e para

Një aksident i rëndë automobilistik në Nogales, Itali i ka marrë jetën një shqiptari i cili është goditur nga një automjet ‘Alfa Romeo 156’.

Viktima quhet Nuri Bixani 38 vjeç, ndërsa autori i kësaj ngjarjeje është një rezident 42-vjeçar me origjinë rumune.

Sipas të dhënave zyrtare të policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, pikërisht rreth orës 03:30.

Nuri Bixani ka qenë i martuar dhe është babai i dy vajzave, përkatësisht 16 dhe 12 vjeç.

Aksidenti ka rezultuar fatal për shqiptarin i cili ka ndërruar jetë menjëherë, ndësra rumuni i është nënshtruar një hetimi, pasi mendohet se ka qenë nën efektin e alkolit, por që ka rezultuar negative.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar