E papritur, Falkao tek Monako

E papritur, Falkao tek Monako

Ylli i Atletikos së Madridid, Radamel Falkao, pritet të luajë tek Monako sezonin e ardhshëm. Sulmuesi i Atletikos së Madridit, një nga më të mirët në qarkullim, ka arritur në një marrëveshje me klubin francez, por ka shtuar në kontratë një klauzolë lirimi nëse Reali i Madridit do të ishte gati ta blinte. Pronari multimiliarder

Ylli i Atletikos së Madridid, Radamel Falkao, pritet të luajë tek Monako sezonin e ardhshëm. Sulmuesi i Atletikos së Madridit, një nga më të mirët në qarkullim, ka arritur në një marrëveshje me klubin francez, por ka shtuar në kontratë një klauzolë lirimi nëse Reali i Madridit do të ishte gati ta blinte.

Pronari multimiliarder i Monakos, Dimitri Ribolovlev, do të paguajë për futbollistin kolumbian plot 55 milionë euro. Sipas të përditshmes “AS”, lojtari kolumbian do të përdorë Monakon si një trampolinë për transferimin e tij tek madrilenët dhe bie në sy që kjo klauzolë mund të zbatohet që në muajin janar. Pra, Falkao do të luajë tek skuadra që aktualisht militon në kategorinë e dytë franceze vetëm 6 muaj.

Në këtë mënyrë pritet që “Tigri” ta nisë sezonin sezonin e ardhshëm në Francë dhe ta përfundojë sërish në Spanjë, tek rivalët e përjetshëm të Atletikos. Për Falkaon interesoheshin edhe skuadra të tjera si Mançester Siti, Çelsi, Paris SG, e shumë klube të tjerë.

/Dorjan Gjepali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar