Dyshime për varreza të tjera masive në Serbi

  Autoritetet  kosovare do të këmbëngulin në ekzaminimin e disa lokacioneve të dyshimta  për varreza massive, në Serbi. KTV raporton se prioritet për këtë vit mbetet vazhdimi i gërmimeve në Rudnicë, aty ku u gjetën disa mbetje mortore. Megjithëse pala kosovare kishte bërë kërkesë që ekzaminimi i mbetjeve mortore të bëhej në Prishtinë, ai pritet

 

Autoritetet  kosovare do të këmbëngulin në ekzaminimin e disa lokacioneve të dyshimta  për varreza massive, në Serbi.

KTV raporton se prioritet për këtë vit mbetet vazhdimi i gërmimeve në Rudnicë, aty ku u gjetën disa mbetje mortore. Megjithëse pala kosovare kishte bërë kërkesë që ekzaminimi i mbetjeve mortore të bëhej në Prishtinë, ai pritet të bëhet në Beograd, me praninë e ekspertëve kosovarë dhe atyre të EULEX-it.

Komisioni qeveritar për persona të pagjetur konfirmon se gjatë vitit mund të kërkohet rishqyrtimi i Batajnicës. Takimi i grupit punues për të zhdukurit do të mbahet në fillim të shkurtit në Prishtinë.

Ndërkohë, nga lufta e fundit në Kosovë, ende nuk dihet për fatin e më shumë se 1.700 personave.

Në dhjetor të vitit të kaluar, autoritetet kosovare filluan gërmimet për varreza masivë në Rashkë të Serbisë

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar