Dy të vrarë në protestat studentore në Kili

0

Dy të rinj janë qëlluar me vdekje gjatë protestave në Kili për të reformuar sistemin arsimor. Burime nga Ministria e Jashtme bëjnë me dije se viktimat janë një 18 vjeçar dhe një 24 vjeçar të vrarë në qytetin Valparaiso.

Sipas mediave të dy të rinjtë po shkruanin në mur teksa pronari i banesës i ka qëlluar për vdekje. Policia ka arrestuar një 22 vjeçar si të dyshuar për vrasjen e dy të rinjve.

Protesta e zhvilluar ishte një nga dhjetra marshime që zhvillojnë studentët që prej vitit 2011 në përpjekje për të ndryshuar sistemin arsimor në Kili. Shpeshherë protestat degradojnë në dhunë ku studentët përleshen me forcat e policisë.

/Objektiv.al/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here