DY SHTETAS SHQIPTARË EKZEKUTOJNE MË NJË PLUMB POLICIN MALAJZEZ

0

Një polic kufitar i Malit të Zi, Millutin Lekoviq, 41-vjeç, raportohet të jetë qëlluar me armë zjarri rreth orës 14 në Igallo. Lekoviq ishte qëlluar me plumb në kokë. Të dyshuarit e parë të kësaj ngjarje ishte një shtetas kosovar, të cilin viktima së bashku me kolegët po e dërgonin për në stacionin e policisë, transmeton “Telegrafi”.

Pas hetimetve të policisë, duket se çeshtja e vrasjes së Lekoviq, është zbardhur. Pas kësaj vrasje qëndrojnë Luan Hasanaj, 43-vjeç. Policia ka shoqëruar edhe shtetasit Lulzim Hasanaj, 49-vjeç dhe Nure Hasanaj, 67, gjithashtu shtetas të Shqipërisë. Tre të arrestuarit kishin deklaruar se janë shtetas të Kosovës.

Sipas mediave malazeze, raportohet se vrasësin e policit malazez, autoritetet e sigurisë në Shqipëri e kërkojnë për vrasje, tentativë për vrasje dhe armë mbajtje pa leje.

Ndërsa për sa i përket dy shtetasve të tjerë, raportohet të jenë edhe ata me precedentë penalë, ku Lulzim Hasanaj kërkohet për vrasje dhe 67-vjeçarja e arrestuar kërkohet për kërcënim. Të dhëna të brendshme nga policia, kanë bërë të ditur se të arrestuarit pritet që të shfaqen në bankën e të akuzuarve në Podgoricë këtë pasdite.

E.GJ

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here