Durrës, sherr me armë zjarri, vritet 28-vjeçari

Durrës, sherr me armë zjarri, vritet 28-vjeçari

Një 28-vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Radë të rrethit të Durrësit. Ngjarja kriminale ndodhi në oren 21.45 të së dielës në fshatin Radë të Manzës, pas një sherri mes disa të rinjsh në një lokal të fshatit. Nga hetimet e para rezulton se grindja mes të rinjve është pasuar më vrasjen e

Një 28-vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Radë të rrethit të Durrësit. Ngjarja kriminale ndodhi në oren 21.45 të së dielës në fshatin Radë të Manzës, pas një sherri mes disa të rinjsh në një lokal të fshatit.

Nga hetimet e para rezulton se grindja mes të rinjve është pasuar më vrasjen e shtetasit Festim Lamaj, 28 vjeç, banor i fshatit, I riu eshte derguar menjëherë në spitalin e Durrësit nga familjaret, po nuk ka mundur të mbijetojë.

Drejtoria e Policise së qarkut Durrës bëri të ditur se është gjetur arma e krimit. Gjithashtu është shoqëruar një nga të rinjtë që mori pjesë në sherr, ndërsa vazhdon puna për kapjen e autorit. Nuk është bërë ende i ditur emri i personit të shoqeruar dhe as i autorit te ngjarjes.

/Blerand Ismaili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar