Durrës, policia sekuestron 500 kg lëndë narkotike

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona pasi janë kapur me 500 kg lëndë narkotike të llojit Kanabis Sativ paraditen e sotme në qytetin e Durrësit. Ndërkohë forcat blu bëjnë me dije se tre persona të tjerë, bashkëpunëtorë në trafikimin e drogës janë shpallur në kërkim Finalizimi i ditës së sotme ishte rezultat i një

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona pasi janë kapur me 500 kg lëndë narkotike të llojit Kanabis Sativ paraditen e sotme në qytetin e Durrësit.

Ndërkohë forcat blu bëjnë me dije se tre persona të tjerë, bashkëpunëtorë në trafikimin e drogës janë shpallur në kërkim

Finalizimi i ditës së sotme ishte rezultat i një hetimi disa mujorë i koduar “SFIDA” nga Struktura Antidrogë e Policisë së Durrësit. Mjeti furgon u sekuestrua në zonën e plazhit në orën 02:30 të shtunën.

Emrat e të arrestuarve janë Gentian Malindi, 36 vjeç banues në zonën e plazhit, Durrës si dhe Elvis Bardhi, 32 vjeç banues në qytetin e Elbasanit. Droga u kap në furgonin e mallrave tip “Benz” me targa AA 938 AE. Rasti i ka kaluar Prokurisë së Krimeve të Rënda, Tiranë.

Nga hetimet e kryera mësohet se droga vinte nga Lazarati, një pjesë e drogës ishte e destinuar për tregun vendas dhe pjesa tjetër  do të eksportohej në shtetin fqinj, Itali.

Policia është vënë në punë për zbardhjen e rrjetit të drogës si dhe kapjen e tre personave të shpallur në kërkim.

/Marenglen Kume/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar