Durrës: Ndalohen hajdutët serialë, vodhën 13 makina

Durrës: Ndalohen hajdutët serialë, vodhën 13 makina

Komisariati i Policisë së Durrësit ka arritur të arrestojë dy vëllezër të cilët akuzohen për vjedhjen e 13 automjeteve në qytetin bregdetar. Forcat blu bëjnë me dije nga burime zyrtare se dy të ndaluarit janë dy vëllezërit Everaldo dhe Elsad Cano, përkatësisht 18 vjeç dhe 21 vjeç nga Mamurrasi. Ata u kapën në flagrancë teksa

Komisariati i Policisë së Durrësit ka arritur të arrestojë dy vëllezër të cilët akuzohen për vjedhjen e 13 automjeteve në qytetin bregdetar. Forcat blu bëjnë me dije nga burime zyrtare se dy të ndaluarit janë dy vëllezërit Everaldo dhe Elsad Cano, përkatësisht 18 vjeç dhe 21 vjeç nga Mamurrasi.

Ata u kapën në flagrancë teksa po tentonin të vidhnin një tjetër automjet rreth mesnatës së mbrëmshme në lagjen 13 në Durrës. Pas shumë hetimeve intensive është bërë i mundur dokumentimi i autorësisë së vjedhjes së 13 automjeteve nga ana e tyre në qytetin e Durrësit, në periudhën Korrik-Shtator.

Nga strukturat e policisë është shpallur në kërkim një tjetër shtetas i dyshuar si i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Ndërkohë nga hetimet intensive të kryera në mbi 6 raste ka rezultuar që mjetet u janë vjedhur shtetasve Kosovarë.

/Xhevahir Qardaku/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar