Durrës: Mbytet 12-vjeçari, në ujërat e lumit Erzen

Durrës: Mbytet 12-vjeçari, në ujërat e lumit Erzen

Një 12-vjeçar ka humbur jetën teksa po lahej në ujërat e lumit Erzen, pasi është përpirë nga një gropë thithëse. Burimet policore bëjnë të ditur se 12-vjeçari me iniciale E.A nga fshati Juba i Durrësit po lahej me bashkëmoshatarët e tij, por ka qenë e pamundur të dalë nga lumi pasi është tërhequr nga një

Një 12-vjeçar ka humbur jetën teksa po lahej në ujërat e lumit Erzen, pasi është përpirë nga një gropë thithëse.

Burimet policore bëjnë të ditur se 12-vjeçari me iniciale E.A nga fshati Juba i Durrësit po lahej me bashkëmoshatarët e tij, por ka qenë e pamundur të dalë nga lumi pasi është tërhequr nga një gropë thithëse.

Shokët e tij kanë lajmëruar menjëherë banorët e fshatit , të cilët erdhën në ndihmë dhe bënë të  mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të djaloshit. Në vendngjarjes erdhën forca të shumta policie si dhe forcat RENEA.

/Amela Shehi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar