Durrës, konflikt për pronën, 59-vjeçari kërcënon: Do të vetëdigjem

0

Një 59-vjeçar ka kërcënuar se do të vetëdigjej në qoftë se Përmbarimi e nxjerr nga shtëpia.

Isuf Gilani është kycuar në ballkonin e banesës së tij, ku me një shishe benzene në dorë ka kërcënuar Përmbarimin se nëse do të afroheshin do të vetëdigjej. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Durrësit, në lagjen numër 4

59-vjeçari, i cili kishte 40 vite që jetonte në banesën e tij, nuk ka arritur të negociojë as me forcat e policisë, duke vënë zjarr përreth, por forcat zjarrëfiksëse e kanë mbajtur situatën nën kontroll.

Duke parë gjendjen depressive të 59-vjeçarit, Përmbarimi është tërhequr nga vendimi për të liruar sot shtëpinë.

/Rovena Dupi/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here