Durrës, fluks pushuesish

Durrës, fluks pushuesish

Operatorë dhe agjensi turistike që kanë aktivitet përgjatë vijës bregdetare, paralajmërojnë se muaji korrik-gusht do të sjellë fluks të lartë pushuesit. Sipas tyre do ketë  një numër të madh pushuesish të ardhur jo vetëm nga Kosova e Maqedonia, por edhe nga vendet e tjera të Europës e më gjërë. Klejda Myrtaj, e cila zhvillon biznesin

Operatorë dhe agjensi turistike që kanë aktivitet përgjatë vijës bregdetare, paralajmërojnë se muaji korrik-gusht do të sjellë fluks të lartë pushuesit. Sipas tyre do ketë  një numër të madh pushuesish të ardhur jo vetëm nga Kosova e Maqedonia, por edhe nga vendet e tjera të Europës e më gjërë.

Klejda Myrtaj, e cila zhvillon biznesin e saj të hotelerisë në plazhin publik të Durrësit, tregon se me përfundimin e zgjedhjeve është shtuar fluksi i prenotimeve. “Menduam që zgjedhjet parlamentare do të jepnin një impakt negativ në turizëm, pasi të them të drejtën prisnim trazira. Por, fatmirësisht, gjithçka shkoi qetë dhe prenotimet janë rritur përgjatë ditëve të fundit nga ana e turistëve, të cilët duan t’i kalojnë pushimet verore në bregdetin e Adriatikut”, u shpreh Myrtaj.

Fluksi në rritje i turistëve të huaj konfirmohet nga agjencitë turistike, menaxherët e tyre shprehen se krahasuar me të njëjtën periudhë me një vit më parë, prenotimet janë rritur me 10 për qind. Sipas tyre, pritet që këtë vit sezoni turistik të jetë më i suksesshmi i këtyre viteve të fundit.   

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar