Durrës, Berisha: Numri 44 numri i fatit, viti kur linda unë

Durrës-Gjatë mbylljes së fushatën në qytetin e Durrësit Sali Berisha u ndal në numrin 44. Kreu I PD-së i ka kërkuar qytetarëve të votojnë numrin 44 pasi ky numër është viti i lindje së tij. Nga ana tjetër Berisha tha se “numri 29 përfaqëson dështimin e Edi Ramës”. “Është 44 se linda në 44-ën, është numri

Durrës-Gjatë mbylljes së fushatën në qytetin e Durrësit Sali Berisha u ndal në numrin 44. Kreu I PD-së i ka kërkuar qytetarëve të votojnë numrin 44 pasi ky numër është viti i lindje së tij. Nga ana tjetër Berisha tha se “numri 29 përfaqëson dështimin e Edi Ramës”.

“Është 44 se linda në 44-ën, është numri i fatit, askush nuk do të zhgënjehet është numri i lirisë së shqiptarëve, i ngadhënjimit të tyre. Miqtë e mi, durrsakë e shqiptarë kudo ku jeni, lexoni për 29, në numerologji lexon dështim, është Edi Rama. Kujdes prej atij numri, nuk sjell fat, sjell dështim”, tha Berisha

Berisha u përqëndrua tek i programit të PD fokus i së cilës është arsimimi dhe punësimi i të rinjve. Gjatë viteve në vijim Berisha premtoi rritjen e rrogave dhe përafrimi i atyre të meshkujve më ato të femrave.

“Fitorja e 23 qershorit është fitorja e të rejave të rinjve të Durrësit, shkollimi i tyre cilësor dhe punësimi i tyre masiv. Por kështu në fokus kemi kreditimin me kredi të punë, çdo të ri që dëshiron të profesionalizohet në një profesion”, tha Berisha.

Më tej Berisha u ndal tek politikat që PD parashikon në ndihmë të fermerëve

“Do të trefishojmë grantet për fermerët, dhe për subvencionimin e TVSH për naftën, dhe farërat bujqësore. Po kështu, do të mbrojmë prodhimet tuaja nga konkurrenca e pandershme ndërkombëtare. Do bëjmë gjithçka që të keni sukses me prodhimet tuaja”, vijoi Berisha.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar