Durrës, arrestohet drejtoi i Inspektoratit Ndërtimor

Durrës, arrestohet drejtoi i Inspektoratit Ndërtimor

Drejtori i Inspektoriatit Rajonal Ndërtimor Urbanistik në Durrës, Skënder Koni, ka përfunduar në prangat e policisë me akuzën e korrupsionit. Policia e Durrësit bën të ditur se Skënder Koni, në bashkëpunim me 51-vjeçaren, Elsa Zoto, shtetase e arrestuar, si dhe me një tjetër person të shpallur në kërkim, kanë kërkuar dhe marrë përfitime të paligjshme

Drejtori i Inspektoriatit Rajonal Ndërtimor Urbanistik në Durrës, Skënder Koni, ka përfunduar në prangat e policisë me akuzën e korrupsionit.

Policia e Durrësit bën të ditur se Skënder Koni, në bashkëpunim me 51-vjeçaren, Elsa Zoto, shtetase e arrestuar, si dhe me një tjetër person të shpallur në kërkim, kanë kërkuar dhe marrë përfitime të paligjshme për të regjistruar dhe legalizuar prona të disa banorëve të vendosur në një truall me sipërfaqe 3253 m2 .

Ata janë arrestuar në kuadër të operacionit “Prona e premtuar”, pasi dy ditë më parë Gjykata e Durrësit kishte caktuar masën arrest me burg.

E njëjta masë sigurie është vendosur edhe për personin e tretë të shpallur në kërkim, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak të hetimeve.

“Këto shtetas akuzohen për veprën penale ‘Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që kryejnë funksione të paligjshme publike në bashkëpunim’”, thuhet në njoftimin e Policisë së Durrësit.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar