Aksidentohet makina, 2 të vdekur dhe një i plagosur

Dy të rinj kanë vdekur ndërsa një tjetër është plagosur ditën e sotme si pasojë e një aksidenti rrugor në Shijak. Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur katër rrugët e Shijakut, ku një mjet me targa DR61 65 D po ecte me shpejtësi të madhe. Fillimisht automjeti është përplasur me bordurën dhe më pas

Dy të rinj kanë vdekur ndërsa një tjetër është plagosur ditën e sotme si pasojë e një aksidenti rrugor në Shijak.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur katër rrugët e Shijakut, ku një mjet me targa DR61 65 D po ecte me shpejtësi të madhe. Fillimisht automjeti është përplasur me bordurën dhe më pas është ndarë në dy pjsë.

Sipas të dhënave të policisë tre të rinjtë janë nga Shijaku. Viktimat janë dërguar në morg, ndërsa i plagosuri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është në gjendje të rëndë në Spitali Ushtarak.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet e para. Dyshohet se shkakiI shpërthimit  ka qenë rrjedhja e gazit dhe shpejtësia e madhe e mjetit, i cili është përplasur në një bordurë anësore dhe është rrotulluar disa herë.

/Rovena Dupi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar