Durrës, 4 persona të plagosur nga një sulm në hyrje të qytetit

Katër persona kanë mbetur të plagosur në mbrëmje në qytetin e Durrësit kur një person ka qëlluar drejt një lokalı të mbıpopulluar në hyrje të qytetıt, objektivi i të cilit ende nuk është përcaktuar nga policia. Të plagosur kanë mbetur H.Lama 55vjeç, Bujar Luku 55vjeç, Ilia Plaku 66 vjeç dhe T.Hallulli. Sipas policisë katër të

Katër persona kanë mbetur të plagosur në mbrëmje në qytetin e Durrësit kur një person ka qëlluar drejt një lokalı të mbıpopulluar në hyrje të qytetıt, objektivi i të cilit ende nuk është përcaktuar nga policia.

Të plagosur kanë mbetur H.Lama 55vjeç, Bujar Luku 55vjeç, Ilia Plaku 66 vjeç dhe T.Hallulli. Sipas policisë katër të plagosurit ishin klientë të rastësishëm dhe nuk njiheshin me njëri tjetrin. Ato gjendeshin në tavolina të ndryshme kur ka ndodhur ngjarja.

Policia e Durrësit ka mundur të identifikojë sot autorin e ngjarjes dhe është shpallur në kërkim. Sipas bluve të qytetit autori është Agim Myftari, i cili banonte në katin e dytë në një banesë afër zonës, ku hapi zjarr, ndërkohë që dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobta.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar