Dritan Prifti kërcënohet me jetë, policia ndalon 2 persona

Kandidati i pavarur për deputet në qarkun e Fierit, Dritan Prifti deklaroi ditën sotme se është kërcënuar me jetë nga dy persona, identitetin e të cilëve e ka bërë publik. E.Duçellari dhe A.Gremi kanë kërcënuar më jetë Priftin përmes telefonit dhe menjëherë pas kësaj telefonate deputeti ka bërë denoncimin në polici. Nga ana e policisë

Kandidati i pavarur për deputet në qarkun e Fierit, Dritan Prifti deklaroi ditën sotme se është kërcënuar me jetë nga dy persona, identitetin e të cilëve e ka bërë publik.

E.Duçellari dhe A.Gremi kanë kërcënuar më jetë Priftin përmes telefonit dhe menjëherë pas kësaj telefonate deputeti ka bërë denoncimin në polici.

Nga ana e policisë ka ardhur një qëndrim zyrtar ku thuhet: “ Në lidhje me deklaratat e bëra nga kandidati i pavarur Dritan Prifti për kërcënimet e bëra kundrejt personit të tij me telefon nga dy shtetas, nga ana e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier bazuar në kallzimin e bërë, në bashkëpunim me prokurorinë, janë kryer veprimet e para proceduriale dhe është bërë shoqërimi i këtyre shtetasve.”

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar