Drita, teknologjia që mund të “revolucionarizojë”

Drita, teknologjia që mund të “revolucionarizojë”

Rruga ka filluar që me shpikjen e llambës, nuk u ndriçuan vetëm shtëpitë por edhe jetët tona. Mark Major, një nga ekspertet më të mirë në dizenjimin e ndriçimit, beson se ne jemi në fazat e hershme të një revolucioni në ndriçim. Puna e z. Major bashkë me kolegun e tij të vjetër Jonathan Speirs,

Rruga ka filluar që me shpikjen e llambës, nuk u ndriçuan vetëm shtëpitë por edhe jetët tona. Mark Major, një nga ekspertet më të mirë në dizenjimin e ndriçimit, beson se ne jemi në fazat e hershme të një revolucioni në ndriçim.

Puna e z. Major bashkë me kolegun e tij të vjetër Jonathan Speirs, konsiston në rregullimin e imazhit të ndërtesave me anë të dritës. Si kurrë më parë ata kanë dizenjuar Katedralen e Shën Palit në Londër. Kjo ndoshta është puna më e dallueshme e Major dhe Speirs.

“Ndoshta kjo ka qenë një nga detyrat më të vështira që kemi pasur ndonjëherë. U deshën rreth pesë vjet për të hartuar këtë projekt. Kështu ne i dhamë Britanisë një ndërtesë të madhe të mbështjellë në blu. Një ndriçim tjetër që është mjaft interesant është përdorur edhe në Abu Dhabi për xhaminë Sheikh Zayed. Ajo natën ndriçohet nga dy ngjyra, një blu dhe një e bardhë”, shprehet Major.

Ai shton se projektimi sa më i mirë i rrugëve me ndriçim nuk është vetëm të na mbajë të sigurt por edhe të na ndihmojë për të krijuar një atmosferë sa më të këndshme dh interesante. “Dritat e bëjnë më të bukur ambientin, ato i japin jetë tokës. Përveç ndriçimit dritat luajnë edhe shumë role të tjera”, thekson eksperti Mark Major.

/Ejup Lila/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar