Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve: Rriten frekuentimet e shërbimeve online

0

Institucionet shtetërore kanë  filluar të  shtojnë  shërbimet online. Një  ndër këto institucione është  edhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Sipas Monitor.al: “Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve gjatë  vitit 2018 pohon se ka ofruar një  sërë  shërbimesh për tatimpaguesit, individët  dhe institucionet publike, si në  rrugë  elektronike, ashtu edhe në  sportele, pa asnjë  kosto dhe në  çdo kohë “.

sistemi_i_tatimeve

Në  bazë  të  të  dhënave që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar, janë  dhënë  626,956 vërtetime online përmes e-Albania nga Administrata Tatimore  gjatë  periudhës janar-dhjetor 2018 për subjektet dhe individët e interesuar. Pjesën më të madhe të vërtetimeve online e zënë vërtetimet për pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe pagesat e kontributeve të sigurimeve shëndetësore, por edhe për pagesa detyrimesh.

Ofrimi i shërbimeve online ka bërë  që  të  reduktohen  rradhë t e gjata në institucion dhe ka rezultuar  pozitive në përshpejtimin e proçedurave. Gjatë  vitit 2018 janë dhënë  41,153 vërtetime online në  krahasim me 2017 që  ka dhënë  250,000 vërtetime nëpër sportele.

Administrata  Tatimore ofron marrjen e shërbimeve përmes  portalit  e-Albania, në çdo moment dhe me sa më pak kosto shtesë për publikun.

A.Kullolli

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here