Drashkovic: Serbia nuk do ta njohë Kosovën

Drashkovic: Serbia nuk do ta njohë Kosovën

Vuk Draskovic, Lideri i Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe, thotë se Serbia nuk do të nis kurrë bisedimet e anëtarësimit në BE. Serbët nuk e pranojnë të vërtetën se Kosova është ndarë nga Serbia pas humbjes së luftës me NATO-n dhe pas nënshkrimit të kapitullimit në Kumanovë. “Kryeministri serb, Ivica Daciç, ka thënë përsëri se Kosova

Vuk Draskovic, Lideri i Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe, thotë se Serbia nuk do të nis kurrë bisedimet e anëtarësimit në BE. Serbët nuk e pranojnë të vërtetën se Kosova është ndarë nga Serbia pas humbjes së luftës me NATO-n dhe pas nënshkrimit të kapitullimit në Kumanovë.

“Kryeministri serb, Ivica Daciç, ka thënë përsëri se Kosova është territor i Serbisë. Njeriu i ngarkuar për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit është kundër kësaj marrëveshjeje”, ka thënë  Draskovic për Novosti. “Pavarësinë e Kosovës e njohin më shumë se gjysma e shteteve anëtare në OKB, e ne, edhe më tutje, lobojmë nëpër botë kundër pranimit të kësaj pavarësie”.

Draskovici edhe pse është opozitar,  mbështet politikën e Partisë Nacionale Serbe të Tomislav Nikolicit dhe Aleksandar Vuciçit.

“Synimet e tyre të proklamuara për Serbinë në BE dhe Perëndim, qërimi i hesapeve me krimin dhe korrupsionin, normalizimi i raporteve me Kosovën, përputhen me qëllimet e partisë sonë. Nuk mund të jemi opozitë me programin për të cilin angazhohemi që nga 1990. Prandaj, e mbështesim Vuciçin për ta zbatuar këtë politikë”.

/Amela Shehi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar