D.P.SH.T.RR shpall nje vendim te rendesishem

0

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka nisur një reformim të thellë.

3735565

Vendimi më i fundit i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor është që nga data 1 shkurti 2019, do të lëshohen leje drejtimi ndërkombëtare me vlefshmëri 3 vjet, pa rritur tarifën aktuale të lejes. Më parë kjo leje jepej 1-2 vjeçare.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor thotë se kjo masë është lehtësim i madh, kursim kohe për ata që paraqiteshin në sportele çdo 1 vit si dhe kursim monetar për qytetarët e subjektet.

Këto masa janë ndërmarrë nga Blendi Gonxhe i cili një muaj më parë u emërua në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

XH.Z

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here