Dortmundi bllokon dyshen Gundoan-Rojs

0

Finalistët e Ligës së Kampionëve, Borusia Dortmund, kërkon të mbetet në elitën e futbollit evropian edhe në vitet e ardhshme. Por pas largimit të Gëces, pranë largimit gjithashtu është edhe sulmuesi polak Levandovski, Borusia ka vendosur të blindojë pjesën tjetër të skuadrës.

Pas ofertave të shumta dhe marramendëse nga klubet më të mira të Europës që vijnë në drejtim të lojtarëve të skuadrës se Jurgen Klop, këta të fundit kanë filluar bisedimet për të rinovuar me lojtarët Gundoan dhe Rojs, pasi  janë të frikësuar se edhe yjet e tjerë mund të kërkojnë një aventurë larg Gjermanisë.

Por në rast se diçka e tillë ndodh, drejtuesit kanë vendosur një klauzolë prej 45 milionë eurosh për dy mesfushorët, shifër që do të kënaqte edhe klubin në rast largimi.

/Klajdi Lleshi/

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here