Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Dorëhiqet Odeta Nishani, presion psikologjik nga maxhoranca

Dorëhiqet Odeta Nishani, presion psikologjik nga maxhoranca

0 Komentet 🕔11.12.2013 - 11:31

 

Odeta Nishani, bashkëshortja e presidentit Bujar Nishani ka dhënë dorëheqjen nga puna si drejtore e Studimit të Tregut dhe Statistikave të Turizmit, në Ministrinë e Turizmit dhe Kulturës.
Ajo e ka komunikuar dorëheqjen përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, ku ka  lajmëruar miqtë e saj edhe për arsyet e largimit.

“E thënë thjeshtë, etika është baza e komunikimit në administratë, në shoqëri, në shkollë e kudo në sferat e jetës. Kur ky parim cenohet, komunikimi gjymtohet ose bëhet i pamundur. Natyra e administratës publike karakterizohet nga hierarkia, e cila sipas rangut menaxhon të menduarit dhe të vepruarit në shërbim të taksapaguesve dhe të vetë shtetit, por gjithçka duhet të funksionojë në një kuadër etik”, shkruan Odeta Nishani.

Bashkëshortja e kreut të shtetit akuzon mazhorancën e re për presion psikologjik dhe trysni të vazhdueshme për drejtuesit të rinj si dhe  për punonjësit e ish-Ministrisë e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve.

“Arroganca dhe tensionimi artificial bazohen në kërkesa, të cilat dëshmojnë mungesë vizionesh, mosnjohje të realitetit dhe të punës së bërë deri tani.

Presioni psikologjik, trysnia e vazhdueshme, pretendime absurde, shkrirja e strukturave ekzistuese dhe krijimi i strukturave të reja, të mbivendosura me institucionet e varësisë po përdoren në mënyrë që njerëzit të vetëlargo- hen nga puna, e shoqëruar kjo edhe me prishje kontratash, duke përfituar nga statusi i ri i ministrisë pas ndarjes së MTKRS-së (Ministrisë Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve).  Duke e gjykuar fyese dhe të papranueshme këtë atmosferë, me keqardhje largohem nëpërmjet dorëheqjes së parevokueshme nga Ministria.” ka shkruar ajo.

Bashkëshortja e presidentit Nishani e ka mbyllur postimin e saj duke falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët  për profesionalizmin, përkushtimin, ndershmërinë dhe rezultatet e arritura, të cilat sipas saj, sfidojnë çdo nihilist dhe nihilizëm qëllimor.

/Elta Liksenaj/

 

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr