Dorëhiqet ndërlidhësi i Kosovës me Serbinë

Lulzim Peçi, zyrtari ndërlidhës i Kosovës në Beograd ka dhënë dorëheqjen vetëm dy ditë pas fillimit të punës. Këtë njoftim e bëri të ditur vetë zoti Peçi nëpërmjet një letre të dërguar presidencës së Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga vete zoti Pecci në një letër dërguar Presidentes së Kosovës. “Jap dorëheqjen time të pakthyeshme nga

Lulzim Peçi, zyrtari ndërlidhës i Kosovës në Beograd ka dhënë dorëheqjen vetëm dy ditë pas fillimit të punës.

Këtë njoftim e bëri të ditur vetë zoti Peçi nëpërmjet një letre të dërguar presidencës së Kosovës.

Lajmi është konfirmuar nga vete zoti Pecci në një letër dërguar Presidentes së Kosovës.

“Jap dorëheqjen time të pakthyeshme nga shërbimi diplomatik dhe shkak për këtë është kritika e kryeministrit Thaçi në lidhje me deklaratën se, normalizimi i plotë i marrëdhënieve do te arrihet kur Serbia të njohe pavarësinë e Kosovës”-thkeson Peçi në letrën e tij.

Shkëmbimi i zyrtarëve është pjesë e marrëveshjeve të arritura në bisedimet ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Ata janë ngarkuar me lehtësimin e komunikimeve ndërmjet të dyja vendeve në funksion të zbatimit të marrëveshjes. Por edhe pse kështu Prishtina zyrtare ende nuk ka dhënë një reagim ndaj kësaj çështjeje.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar