Dorëhiqet deputetja e PS-së

Një nga deputetet e Partisë Socialiste të betuara vetëm 20 ditë më parë jep dorëheqjen. Merjeme Delishi, e cila zëvendësoi ministren Mimi Kodheli në qarkun e Lezhës, deklaron se dorëheqja e saj vjen për arsye shëndetësore. “Vetëm për arsye shëndetësore. Unë bëj dy herë në javë dializë edhe është e pamundur që të ndjek seancat dhe

Një nga deputetet e Partisë Socialiste të betuara vetëm 20 ditë më parë jep dorëheqjen.

Merjeme Delishi, e cila zëvendësoi ministren Mimi Kodheli në qarkun e Lezhës, deklaron se dorëheqja e saj vjen për arsye shëndetësore.

“Vetëm për arsye shëndetësore. Unë bëj dy herë në javë dializë edhe është e pamundur që të ndjek seancat dhe të punoj në komisionet parlamentare. Është shumë e vështirë për mua”, shprehet znj. Delishi.

Sipas Kodit Zgjedhor, Delishi do të zëvendësohet nga një deputete tjetër femër, që në rastin konkret është Mirela Neli (Syku), që për koincidencë është kandidatja e fundit në listën e PS-së në këtë qark.

Delishi kishte marrë mandatin e deputetes pas dorëheqjes së ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, më datë 26 dhjetor të vitit 2013.

/Objektiv.al/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar