Dorehiqet administratori i CEZ shpërndarjes

Dorehiqet administratori i CEZ shpërndarjes

Sahit Dollapi jep dorëheqjen nga posti i administratorit të kompanisë CEZ shpërndarje. Gjatë fjalës së tij para Entit Rregullator të Energjisë për analizën e punës 10 mujore të CEZ-it, Dollapi deklaroi se: “9 muaj më parë u zgjodha administrator, brenda kësaj kohe punova me përkushtimin e duhur. Gjatë këtyre muajve janë marrë masa për parandalimin e rrënimit të shoqërisë dhe është stabilizuar situata e furnizimit me energji. Nuk është e lehtë që të administrosh një kompani me kaq probleme sa CEZ Shpërndarje. Humbjet në rrjet janë ulur me 34.5 % në krahasim me një vit më parë .Kemi faturuar më shumë energji, kemi ulur defektet dhe kemi hedhur më shumë energji në treg. Kompanisë KESH i janë likujduar 80 milionë dollarë. Shpenzimet janë 20 milionë dollarë më pak se një vit më parë ndërsa të ardhurat janë rreth 30 milionë dollarë më shumë se një vit më parë. Është zgjidhur pjesa më e madhe e ankesave, i është prerë energjia 373 829 debitorëve. Kemi investuar rreth 1.5 miliard lekë në rrjetin e shpërndarjes”, u shpreh më tej ai. Ndërkohë theksoi se do të qëndrojë në këtë post deri sa të bëhet emërimi i një drejtori të ri, apo qeveria të marrë ndonjë vendim . /Erilda Sulika/]]>

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar