Domethënia e syve

Domethënia e syve

Studimet më të fundit kane arritur të bëjnë një ndarje, duke përcaktuar karakterin në bazë të ngjyrave. Sytë e kaltër: Shprehin kthjelltësinë e cila nënkupton romantizmin dhe feminilitetin tuaj. Ndoshta nuk duhet të imagjinojnë princin e ardhshëm, por duhet të lëvizin nga vendi dhe të jenë në kërkim të tij. Sytë e zinj: Ngjyra e

Studimet më të fundit kane arritur të bëjnë një ndarje, duke përcaktuar karakterin në bazë të ngjyrave.

Sytë e kaltër: Shprehin kthjelltësinë e cila nënkupton romantizmin dhe feminilitetin tuaj. Ndoshta nuk duhet të imagjinojnë princin e ardhshëm, por duhet të lëvizin nga vendi dhe të jenë në kërkim të tij.

Sytë e zinj: Ngjyra e syve tuaj, ju bën që të jeni gjithnjë njeri serioz dhe që gjërat i bëni me pjekuri. Mos harroni se gjithnjë përtej shikimit të personave që kanë sy të zinj fshihet një mister i trashëguar.

Sytë e gjelbër: Shumica e njerëzve me sy të gjelbër, konsiderohen mjaft të urtë dhe të bindur. Këta njerëz dinë të sillen dhe respektojnë të tjerët, por në raste të veçanta kur u shkelet në kallo nuk ngurojnë të bëhen mjaft agresivë.

Sytë kafe: Sytë kafe janë mjaft ekspresivë dhe dëshmojnë për aftësi mbi mesataren dhe janë mjaft të talentuar. Zakonisht ata janë njerëz këmbëngulës dhe kërkues ndaj vartësve, kjo për shkak të hijes së rëndë.

Sytë dyngjyrësh: Janë sytë me tërheqës dhe bindës, në raste të veçanta zotërojnë pushtetin e hipnotizimit të personave të tjerë. Konsiderohen shumë tërheqës, janë mjaft ekzotikë. Shprehin vetëbesim dhe dëshmojnë krenari.

Sytë gështenjë: Dëshmojnë se individi është zot i fjalës dhe se meriton t’i zihet besë. Sa më e mbyllur të jetë ngjyra aq më shumë ato rrezatojnë sensualitet. E meta kryesore është se flasin shumë për veten.

/Jonida Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar