Dollapi: Jo tolerancë për abuzuesit e energjisë

Dollapi: Jo tolerancë për abuzuesit e energjisë

CEZ Shpërndarje nis aksionin për ndërprerjen e energjisë debitorëve dhe abuzuesve në Shkodër. Administratori i CEZ-it, Sahit Dollapi deklaroi se nuk do të ketë tolerancë ndaj atyre që nuk paguajnë faturat e energjisë elektrike. Ai theksoi se do të vendosen gjoba ndaj abuzuesve me matësit dhe ata që vjedhin energjinë elektrike. “Do të ketë prerje

CEZ Shpërndarje nis aksionin për ndërprerjen e energjisë debitorëve dhe abuzuesve në Shkodër. Administratori i CEZ-it, Sahit Dollapi deklaroi se nuk do të ketë tolerancë ndaj atyre që nuk paguajnë faturat e energjisë elektrike. Ai theksoi se do të vendosen gjoba ndaj abuzuesve me matësit dhe ata që vjedhin energjinë elektrike.

“Do të ketë prerje dhe gjoba ndaj abuzuesve me matësit dhe vjedhjen e energjisë. Gjobat vihen në prani të qytetarëve, kur verifikohen shkeljet e ligjit nga ana e tyre. Gjobat për abuzuesit bazohen tek vendimi i Entit Rregullator të Energjisë” theksoi Dollapi.

Kompania CEZ Shpërndarje po vijon aksionin në zona të ndryshme të vendit për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme në rrjet dhe ndërprerjen e energjisë për debitorët.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar