Dollapi: CEZ do rrisë pagat për 2381 punonjës

Dollapi: CEZ do rrisë pagat për 2381 punonjës

CEZ Shpërndarja ka bërë të ditur se do të rrisë pagat për punonjësit. Administrator i kompanisë, Sahit Dollapi, bëri të ditur se nga ky vendim do të përfitojnë 2381 punonjës. “Nga rritja e pagave kanë përfituar më shumë se gjysma e punonjësve të kompanisë “CEZ Shpërndarje”. Ose thënë ndryshe 2381 sot punonjës kanë në llogaritë

CEZ Shpërndarja ka bërë të ditur se do të rrisë pagat për punonjësit. Administrator i kompanisë, Sahit Dollapi, bëri të ditur se nga ky vendim do të përfitojnë 2381 punonjës.

“Nga rritja e pagave kanë përfituar më shumë se gjysma e punonjësve të kompanisë “CEZ Shpërndarje”. Ose thënë ndryshe 2381 sot punonjës kanë në llogaritë e tyre paga më të larta. Kjo rritje varion nga 40 mijë lekë të vjetra për punonjës, deri në 110 mijë lekë të vjetra. Kjo nuk është rritja e parë dhe e fundit e pagave të tyre. Parimi im është, kush punon më mirë dhe më shumë, do paguhet më mirë dhe më shumë. Vetëm përmbushja e këtij standardi do të bëjë që çdo punonjës të ecë përpara në këtë kompani”,- deklaroi Dollapi.

Kreu i “CEZ Shpërndarje” ka theksuar se puna do të përqendrohet në përmirësimin e marrëdhënieve me konsumatorët, gjithashtu pritet që  kompania të bëjë së shpejti publike edhe një nga masat më efikase për faturimin korrekt të energjisë elektrike.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar