Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Dokumenti zyrtar për telekomin dhe energjinë me Serbinë

Dokumenti zyrtar për telekomin dhe energjinë me Serbinë

0 Komentet 🕔10.09.2013 - 12:36

Marrëveshja për telekomin dhe energjinë e nënshkruar të shtunën në Bruksel, midis kryeministrit të Kosovës Hashim Thaci dhe atij të Serbisë  Ivica Dacic përmban këto pika :

*Në kontestin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, të dyja palët janë pajtuar që Kosovës t’i ndahet një kod telefonik treshifror nga ITU-ja, në përputhje me standardet, parimet dhe afatet kohore të ITU-së. Të dyja palët u pajtuan se brenda tre muajve në lidhje me këtë proces duhet të gjendet një modalitet i pranuar reciprokisht me lehtësimin e BE-së sipas nevojës. Qëllimi është që periudha e ‘migrimit’ në lidhje me kodin telefonik duhet të përfundojë deri në janar të vitit 2015. (Pas kësaj date, ky kod telefonik do të përdoret nga të gjithë operatorët në Kosovë). Operatorët nga të dyja palët do t’i ulin tarifat në bazë të çmimeve aktuale.

*Rregullatorët e palëve do të pajtohen për marrëveshje teknike për harmonizimin e përdorimit të spektrit për GSM-në dhe sinjaleve televizive, duke përfshirë transmetimet digjitale tokësore, me qëllim të sigurimit të ofrimit të shërbimeve të papenguara reciprokisht të bazuara në parimet e ITU-s dhe shmangien e interferencave të dëmshme ndërmjet shërbimeve.

Secila palë zotohet të mos e mbulojë kufirin administrativ të palës tjetër në mënyrë të qëllimshme. Ndër të tjera, në marrëveshjen për telekomin thuhet se: – Do të formohet një grup për implementimin, me lehtësimin e BE-së sipas nevojës, në mënyrë që të hartohet një plan i plotë veprimi për  zbatimin e marrëveshjes. Pasi marrëveshja e mësipërme të ketë hyrë në fuqi, grupi për zbatim mund të diskutojë me kërkesë të ndonjërës palë çfarëdo çështje tjetër që mund të lidhet me këtë marrëveshje. Procesi i zbatimit të plotë do të fillojë pas pranimit me shkrim të planit të veprimit.

Dy operatorë të sistemit të transmisionit

Ndërsa te marrëveshja për energjinë, palët janë pajtuar si në vijim:

*Të dyja palët e konfirmojnë zotimin e tyre për t’i përmbushur të gjitha detyrimet sipas Traktatit të Komunitetit për Energjinë dhe për zbatimin e legjislacionit të BE-së për energjinë. Këto aranzhime janë në përputhje të plotë me të dyja këto ligje.

KOSTT-i dhe EMS-i do të nënshkruajnë një marrëveshje dypalëshe të operimit brenda 3 muajve, duke vendosur dhe rregulluar marrëdhëniet e ndërsjella si dy operatorë të sistemit të transmisionit. Si rrjedhojë, marrëveshja e mëhershme e përkohshme mbi shkëmbimin e energjisë dhe marrëveshja e përkohshme teknike do të shfuqizohen.

*KOST-i do të bëjë rilidhjen e nënstacionit 110 Kv të Vallaqit. Operatorët e këtij nënstacioni do t’i respektojnë instruksionet nga qendra shpërndarëse e Kosovës. Do të formohet një grup implementues, në mënyrë që të hartohet një plan i plotë veprimi për zbatimin e marrëveshjes së ardhshme.

Procesi i plotë i implementimit do të fillojë pas pranimit me shkrim të planit të veprimit.

/Elta Liksenaj/

 

 

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr