“DokuFest” pranohen 170 filma nga 2300

“DokuFest” pranohen 170 filma nga 2300

Festivalit Ndërkombëtar të Dokumentarit dhe Filmit të Shkurtër “DokuFest” i Prizrenit pritet të vijë së shpejti me educionin e tij të 12-të. Këtë vit festivali do të mbahet në datat 17-25 gusht në qytetin kosovar të Prizrenit. Si çdo vit tjetër ku orgabizatorët kanë bërë me dije detaje mbi të ftuarit, përmbajtjet e filmave etj,

Festivalit Ndërkombëtar të Dokumentarit dhe Filmit të Shkurtër “DokuFest” i Prizrenit pritet të vijë së shpejti me educionin e tij të 12-të.

Këtë vit festivali do të mbahet në datat 17-25 gusht në qytetin kosovar të Prizrenit.

Si çdo vit tjetër ku orgabizatorët kanë bërë me dije detaje mbi të ftuarit, përmbajtjet e filmave etj, së në këtë edicion ata kanë vlerësuar më shumë numrin e filmave që kanë aplikuar.

Në edicionin e sivjetmë të festivalit do të marrin pjesë dhe do të shfaqen vetëm 170 filma nga 2300 që kanë aplikuar.

Filmat që janë pjesëmarrëse në këtë edicion do të shfaqen dy herë në ditë në tri kinematë në qiell të hapur dhe në dy të tjera të mbyllura.

Po ashtu, do të ketë koncerte me muzikë live, do të organizohet festivali i fëmijëve “DokuKids” si dhe do të hapet një ekspozitë e fotografisë në kuadër të “DokuPhoto”.

Edicioni i parë i tij u organizua në vitin 2002.

/Sonila Qazimi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar