Doktoratura, Kule: Të mos fillojnë ata që nuk e përballojnë

Doktoratura, Kule: Të mos fillojnë ata që nuk e përballojnë

Aplikantët të cilët kanë kërkuar të ndjekin studimet e doktoraturës pritet që së shpejti të fillojnë frekuentimin e auditorëve. Mbi 600 kandidatë në doktoraturë do të nisin ciklin e studimeve në fakultetet e Universitetit të Tiranës. Rektori i këtij institucioni, Dhori Kule, thotë se 50 % e studentëve në këtë cikël nuk e kanë përfunduar

Aplikantët të cilët kanë kërkuar të ndjekin studimet e doktoraturës pritet që së shpejti të fillojnë frekuentimin e auditorëve.

Mbi 600 kandidatë në doktoraturë do të nisin ciklin e studimeve në fakultetet e Universitetit të Tiranës. Rektori i këtij institucioni, Dhori Kule, thotë se 50 % e studentëve në këtë cikël nuk e kanë përfunduar doktoraturën në afatin e caktuar.

“I kam kërkuar fakulteteve dhe departamenteve që të bëjnë një analizë në të cilën kandidatët që janë regjistruar por nuk e përballojnë dot detyrimin që kanë, të mos fillojnë studimet duke bërë të mundur dhe ç`regjistrimin e tyre”, shprehet Kule.

Rektori ngre dhe shqetësimin se duhet të ndryshojnë rregullat e mënyrës së përzgjedhjes të kandidatëve fitues në doktoraturë. Universitetet duhet të kenë më shumë autonomi në përzgjedhjen e studentëve dhe jo t`u kushtohet rëndësi rregullave nga jashtë.

Këtë vit kanë ndryshuar rregullat për kandidatët që duan të ndjekin studimet e doktoraturës. Ata duhet të kenë përfunduar një master shkencor dhe tema që do të punojnë duhet të përshtatet me kërkesat e departamenteve përkatëse.

/Muzafere Dema/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar