Dokle drejtoi trafikun e drogës nga qelia, kërkon apelim për dënimin

Dokle drejtoi trafikun e drogës nga qelia, kërkon apelim për dënimin

Endrit Dokle, i njohur si anëtar  i bandës së Durrësit, apelon  vendimin e dënimit për trafikun  e drogës. Së bashku me të dënuarin Izet Krasniqi i janë drejtuar  me një padi Gjykatës së Lartë,  ku kërkojnë revokimin e dënimit. Endrit Dokle i dënuar me 16 vjet  heqje lirie fajtor për  veprën penale të drejtimit nga

Endrit Dokle, i njohur si anëtar  i bandës së Durrësit, apelon  vendimin e dënimit për trafikun  e drogës. Së bashku me të dënuarin Izet Krasniqi i janë drejtuar  me një padi Gjykatës së Lartë,  ku kërkojnë revokimin e dënimit.

Endrit Dokle i dënuar me 16 vjet  heqje lirie fajtor për  veprën penale të drejtimit nga  burgu të organizatës kriminale  për trafikun e drogës. Ndonëse Dokle akuzohet për disa vepra penale duke filluar nga  vrasjet, rrëmbimet, trafiqet e  paligjshme, gjithashtu, drejtonte dhe një trafik të  organizuar droge nga burgu.

Për të arritur në zbulimin e kësaj  organizate, ka qenë vetë prokuroria ajo që e pajisi me telefon  të dënuarin me burgim të përjetshëm. “Kurthi” i ngritur nga akuza  dërgoi në stolin e të pandehurve  për herë të dytë Doklen. Hetimet për Endrit Dokle  një nga  pjesëtarët e “Bandës së Durrësit”,  filloi në vitin 2008.

Emri i Endrit Dokles ishte  skeduar nga drejtësia Italiane, si  një prej organizatorëve të trafikut  të lëndëve narkotike. Akuza  për të zbardhur ngjarjen, mori leje  nga gjykata për të bërë përgjim të  bisedave telefonike për disa numra telefoni celular në përdorim të  pandehurve, Isuf Buna, Endrit Dokle, Jorid Xhunga dhe të tjerëve.

Nga hetimet ka rezultuar se në harkun kohor gusht  2008- prill 2009, të pandehurit  kanë krijuar një grup të strukturuar kriminal, me qëllim trafikimin  e lëndëve narkotike drejt Italisë.  Droga blihej në Tiranë e më pas  dërgohej në Itali për tu trafikuar.  Në krye ishte Endrit Dokle, Isuf Buna  dhe Izet Krasniqi. Këta ishin edhe  financuesit për blerjen e drogës.

Arrestimet e para erdhën në Itali  në vitin 2008. Kanë qenë pikërisht  Ervin Bakri dhe Flameng Kërtusha  ata që u kapën me 13.760 kg heroinë e 4000 mijë euro nga policia  Italiane në makinën e tyre. Këta  ishin korrierët e drogës, ndërsa  kapot e trafikut ndodheshin në  qeli. Në përbërje të grupit, Dokle  kishte edhe kunatin e tij.

Ndërkohë Endrit Dokle tashmë nuk  do të ketë mundësi të dalë nga  qelitë e burgut. I njohur si një  nga njerëzit më të rrezikshëm  të Bandës së Durrës, të gjitha  krimet e tij u zbuluan nga Adriatik Coli, një person i paguar  për të vrarë armiqtë e bandës  famëkeqe të Durrësit.

/Sonila Duka/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar