Djali i Hoxhës paralajmëron vetëgjyqësi: Berisha urdhëroi vrasjen

0

Ardian Hoxha, djali i Remzi Hoxhës, paralajmëron vetëgjyqësi sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit nëse nuk gjen drejtësi për babain e tij të zhdukur 18 vjet më parë.

“Do të kërkojmë drejtësi në instanca ndërkombëtare, po nuk gjetëm dhe atje, i kthehemi drejtësisë popullore të Lekë Dukagjinit”, shprehet ai për Gazetën Shqiptare.

Ardiani akuzon direkt ish-Presidentin e asaj kohe, Sali Berishën, si urdhëruesin e vrasjes së babit të tij. Gjithashtu, ai i kërkon kryeministrit të ri Edi Rama të vendosë drejtësi.

 “Sali Berisha ishte edhe urdhërdhënësi i vrasjes së babait tim, edhe mbrojtësi më i madh i kriminelëve të tij, të cilët e ekzekutuan vrasjen. Të shohim tani a i kishte seriozisht premtimet e tij parazgjedhore Edi Rama për luftimin e krimit dhe zgjidhjen e katër rasteve të mëdha që rëndojnë Shqipërinë, apo ishin vetëm fjalë boshe për të fituar zgjedhjet. Edi Rama e ka shumë të lehtë sepse është edhe Kryeministër dhe nuk është i përfshirë në rastin në fjalë. Të shohim a do sjellë Edi Rama drejtësi në Shqipëri apo do të vazhdojë shtrembësinë e Sali Berishës”, thotë Ardian Hoxha.

Hoxha shprehet se dënimi i Ilir Kumbaros dëshmon qartë se babin e tij e rrëmbeu SHIK-u, por ky dënim sipas tij nuk është drejtësi, por padrejtësi. “Apeli ynë është të na gjenden eshtrat nga shteti shqiptar dhe lidershipi i shtetit ta dëshmojë që në Shqipëri ka drejtësi”, bën apel i biri i shqiptarit nga Maqedonia që u zhduk në vitin 1995 brenda territorit të Shqipërisë.

/Objektiv.al/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here