Divorcohet motra, vëllezërit tentojnë të vrasin njerëzit e burrit

Divorcohet motra, vëllezërit tentojnë të vrasin njerëzit e burrit

Një i kërkuar për tentativë vrasje është vënë sot në pranga nga policia e Tiranës, pasi ka tentuar të vrasë njerëzit e ish-burrit të motrës. Sipas burimeve të policisë, i arrestuari është Albert Murataj, ndaj te cilit rëndon akuza e tentativës për vrasje me dashje dhe armë mbajtje pa leje. I arrestuari ishte përfshirë në

Një i kërkuar për tentativë vrasje është vënë sot në pranga nga policia e Tiranës, pasi ka tentuar të vrasë njerëzit e ish-burrit të motrës.

Sipas burimeve të policisë, i arrestuari është Albert Murataj, ndaj te cilit rëndon akuza e tentativës për vrasje me dashje dhe armë mbajtje pa leje.

I arrestuari ishte përfshirë në një konflikt familjar, ku pas divorcit të së motrës ai ka tentuar të vrasë njerëzit e ish-burrit të saj.

Në këtë konflikt është përfshirë edhe vëllai  i  të arrestuarit Fatmir Murataj i arrestuar vetëm pak kohë më parë pasi të dy kanë bashkëpunuar për të ekzekutuar tre vëllezërit Kurnekaj nga Babrruja e Tiranës.

Ndaj vëllezërve Murataj rëndon akuza ‘’vrasje në rrethana cilësuese’’. Ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar