Edicionin i tretë i manifestimit mbarëkombëtar të folklorit “Ditët e Mjedës” ka vlersuar me çmim të parë Ansambli “Trepça” nga Mitrovica. Edhe këtë edicion Ansambli “Trepça” nga Mitrovica përfaqësoi në mënyrën më të denjë Kosovën duke u vlerësuar me çmimin si grupin pjesëmarrës më të mirë dhe më të kompletuar. Çmimi i dytë iu dha
Edicionin i tretë i manifestimit mbarëkombëtar të folklorit “Ditët e Mjedës” ka vlersuar me çmim të parë Ansambli “Trepça” nga Mitrovica.
Edhe këtë edicion Ansambli “Trepça” nga Mitrovica përfaqësoi në mënyrën më të denjë Kosovën duke u vlerësuar me çmimin si grupin pjesëmarrës më të mirë dhe më të kompletuar.
Çmimi i dytë iu dha ansamblit nga Mirëdita, ndërsa çmimi i tretë ansamblit nga Tuzi i Malit të Zi.
Edicioni i tretë i këtij manifestimi përkoji në të njëjtën kohë me 76-vjetorin e vdekjes së poetit të njohur Ndre Mjedja dhe 100-vjetorin e kishës së Kuklit, në rrethin e Lezhës.
Në këtë aktivitet moren pjesë 15 shoqëri dhe ansamble nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova.
Udhëheqësi i ansamblit “Trepça”, Rafet Pllana u shpreh se anëtarët e ansamblit ndjehen shumë të nderuar nga vlerësimi i jurisë.
“Punojmë në kushte shumë të vështira, por rezultatet e punës tonë nuk po mungojnë. Vendi i parë është nder dhe krenari për ne”, pohoi ai.
/Sonila Qazimi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *