Dita Kombëtare e Greqisë, Presidenti Meta: Dy popujt meritojnë të jetojnë në harmoni

0

Ditën e djeshme Presidenti Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë e Ditës Kombëtare të Greqisë. Nëpërmjet rrjetit social Facebook, kreu i shtetit u shpreh se minoriteti grek në Shqipëri dhe komuniteti shqiptar në Greqi janë ura të forta që i bashkojnë me njëri-tjetrin.

Më poshtë statusi i plotë:

I lumtur të merrja pjesë sot në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Greqisë.
Në këtë ditë feste e gëzimi të fqinjëve tanë uroj që edhe bashkëpunimi e partneriteti ynë të udhëhiqen nga trashëgimia më pozitive dhe e ardhmja e përbashkët e dy popujve tanë në një rajon më të begatë të Europës së Bashkuar.
Minoriteti grek dhe komuniteti shqiptar në Greqi, ura shumë të forta lidhëse në marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale, por edhe mjaft premtuese mes dy popujve tanë.
Shqiptarët dhe grekët meritojnë të jetojnë gjithmonë në bashkëpunim, harmoni e begati. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-greke!


P. Barjamllari

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here