Dita e Evropës, Nishani uron presidentin e KE-së

Dita e Evropës, Nishani uron presidentin e KE-së

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, me anë të një mesazh uroi Presidentin e Këshillit Evropian, Herman van Rompuy, me rastin e Ditës së Evropës. Presidenti Nishani i shprehu Van Rompuy urimet më të mira në emër të tij dhe të popullit shqiptar. Gjithashtu, z. Nishani shprehu mirënjohjen e tij ndaj punës së madhe

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, me anë të një mesazh uroi Presidentin e Këshillit Evropian, Herman van Rompuy, me rastin e Ditës së Evropës.

Presidenti Nishani i shprehu Van Rompuy urimet më të mira në emër të tij dhe të popullit shqiptar. Gjithashtu, z. Nishani shprehu mirënjohjen e tij ndaj punës së madhe që ka bërë Bashkimi Evropian në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe për politikën e ndjekur për të mirëpritur vendet e Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane.

“Kjo ditë përbën për të gjithë Evropën një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për atë çfarë Bashkimi Evropian ka bërë dhe po bën për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e kontinentit tonë, si dhe në përpjekjen e një politike koherente të dyerve të hapura, për të mirëpritur vendet e Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane”, thuhet në mesazhin e Presidentit Nishani.

Në fund kreu i shtetit premton angazhimin e tij dhe të Shqipërisë për vijueshmëri dhe intensifikim të reformave të duhura, për përafrim të standardeve më ato të Bashkimit Evropian, me synim që Shqipëria të marrë vendin që i takon në familjen evropiane.

/Osman Stafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar