Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Disa këshilla shëndetësore

Disa këshilla shëndetësore

0 Komentet 🕔18.06.2013 - 22:39

Shmangni Osteoporozën. Nëse doni të shmangni osteoporozën duhet të merrni vitamine K. Osteoporoza shfaqet kryesisht te gratë mbi moshën 50 vjeç dhe faktorët që e shkaktojne janë menopauza e hershme, anoreksia si dhe përdorimi për një kohë të gjatë kortikosteroideve.

Mos u shëndoshni. Nëse ju doni të dobësoheni dhe të rrini të dobët konsumoni bajamet, lajthitë, arrat sepse ato rrallëherë shkaktojnë probleme me shtimin në peshë. Këta ushqyes përmbajnë lëndë, kalori e vitamina. Ato përmbajnë fitokimikate të cilat reduktojnë rrezikun e kancerit në shumë organe të brendshme.

Problemet me sytë. Nëse doni të shmangni problemet me sytë, kontrollojini herë pas here. Duhet të bëni një vizitë të syve çdo 6 muaj, nëse nuk dëshironi të vini syze apo lente kontakti. Nuk duhet të kujtohemi për kontrollin e tyre vetëm në ato raste kur pësojme aksident apo kur kemi pamje të turbulluar. Optometristët ngulmojnë në gjendjen shëndetësore të njeriut duke filluar që nga shqetësime të tilla si diabeti, presioni i larte i gjakut, skleroza, si dhe tumoret në  tru. Duhet  të keni kujdes pasi ekspozimi i përzgjatur ose jo i duhur nën rrezet e diellit mund të shkaktojë dëmtim të syve.

 Bëni gjumë të rehatshëm. Nëse doni të rrisni imunitetin e organizmit, bëni gjumë të rehatshëm. Shumë nga ne nuk bëjnë gjumë  të qetë ose flenë pak. Profesori amerikan Joan Shaver thotë, “Gjumi i pamjaftueshem ndikon në funksionet  fizike, gjëndjen shpirtërore dhe përqëndrimin. Dobëson sistemin imunitar, fillon dhimbja e kokës dhe mund të çojë  edhe në depresion”. Njerëzit me semundjen e pagjumësisë nuk qëndrojnë dot në stabilitet social, sapo nisin një punë, nuk e përballojnë dot dhe detyrohen ta lënë.

/Redjon Shtylla/

 

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr