Disa hapa për të pasur më shumë besim në vetvete

Si të kemi me shumë besim në veten tonë? Kjo pyetje tingëllon shumë thjeshtë , por vetë-respekti nuk është një cilësi e lindur, disa kanë më shumë vetë-besim seç duhet ndërsa disa të tjerë kanë shumë pak. Por përse është i rëndësishëm vetë-besimi dhe cilat janë hapat dhe teknikat që duhet të ndjekim për të

Si të kemi me shumë besim në veten tonë?

Kjo pyetje tingëllon shumë thjeshtë , por vetë-respekti nuk është një cilësi e lindur, disa kanë më shumë vetë-besim seç duhet ndërsa disa të tjerë kanë shumë pak. Por përse është i rëndësishëm vetë-besimi dhe cilat janë hapat dhe teknikat që duhet të ndjekim për të qenë të sigurt?

Pse është i rëndësishëm vetë-besimi?

Kush ka besim në vetvete nuk është i nënvlerësuar, nuk imagjinon që të tjerët mund të kenë vlerësim të ulët për të. Mungesa e vetë-besimit ju pengon që të merrni iniciativa për të ecur përpara.

Nuk ja vlen të përpiqeni nëse mendoni se të tjerët nuk ju besojnë kështu që ju humbisni një mundësi të madhe duke mos pasur vetëbesim.

Ka njerëz të pasigurta që për tu ndjerë  rehat,  luajnë një rol që nuk ju përket dhe kjo vetëm për faktin që të ndërtojnë një imazh që nuk ju përket. Këta njerëz kanë vështirësi serioze për të gjetur rrugën e tyre dhe të jetojnë plotësisht në jetën e tyre. Vetë-respekti, nga ana tjetër, ju lejon të keni besim në vetvete, ti jepni më shumë liri vetes për të vepruar, si rrjedhojë të keni marrëdhënie të vërtetë me të tjerët  dhe ju vetë ndjeheni më të realizuar.

Ndihmë, unë jam i turpshëm!

Si të shërohem?

Nëse ju nuk besoni veten, duhet të jeni të vetëdijshëm se edhe ju keni një personalitet. Ju duhet të keni një ide të qartë të asaj që ju jeni të vërtetë, duhet të mendoni që jeni  një person i veçantë, me pasionet, karakterin, shijet tuaja. Duhet  të përpiqeni të nxjerrni  në pah cilësitë tuaja, atë që  dini të bëni më mire. Mos hezitoni, pra të bëni një listë të cilësive tuaja sepse kjo jua bën më të qetë ndërgjegjen tuaj.

Ju gjithashtu duhet të ”zhvisheni” nga gjykimet e marra gjatë fëmijërisë ose adoleshencës. Shumë shpesh, mungesa e vetë-respektit shkaktohet nga fjalë apo kritika negative të marra gjatë këtyre fazave të rëndësishme të procesit të rritjes.

 

Si të luftojmë drojën?

Këshilla nga  psikologë

 Pesë rregullat e vetbesimit

1 – Pranimi

Ju duhet ti jepni të drejtë vetes për të pasur mendimet, sjelljet dhe opinionet tuaja të cilat nuk duhet ti mohoni asnjëherë. Në jetën e përditshme ju duhet të shpreheni lirshëm dhe të kërkoni të drejtat tuaja edhe nëse prekni dikë tjetër apo edhe nëse imagjinoni që s’po thoni diçka interesante.

Si fillim provojeni këtë teknikë në një audiencë të vogël, për shembull në familjen tuaj. Pastaj, kur ju të filloni të keni vetë-besim shpreheni mendimin tuaj edhe në rrethin tuaj shoqëror .Dhe, së fundi, të njëjtën gjë  përpiquni të  bëni edhe me kolegët tuaj të zyrës apo në cilindo ambient që punoni.

2 – Deklarata

Të jesh i vërtetë në marrëdhënie me të tjerët nuk do të thotë që të jeni i detyruar që ti përshtateni  realitetit  për të kënaqur ata. Mos u bëj kopje e dikujt, sepse të gjithë janë unikë në mënyrën e tyre të të shprehurit.

3 – Objektivat

Gjej sfidat e përditshme. Për ta bërë këtë, ju duhet të dini aftësitë tuaja dhe kufizimet tuaja si dhe qëllimet e arritshme. Ec ngadalë, hap pas hapi, duke rritur vështirësinë e provave tuaja. Më vonë, vëreni rezultatet për të kuptuar se çfarë duhet të ndryshoni te vetja juaj. Analizimi i gabimeve tuaja do ju ndihmojë në shmangien dhe në mos përsëritjen e tyre.

 4 – Mendoni pozitivisht për veten

Përsërisni mëngjes dhe mbrëmje: “Unë mund ta bëjë këtë”, “Unë i kam aftësitë për këtë punë”, ose “Unë jam më i mirë” … Të menduarit pozitiv ju lejon të rekuperoni veten tuaj dhe ti thoni “stop” të parit çdo gjë me ngjyrë të zezë. Por nëse dëshironi që kjo metodë të jetë efektive, ju duhet të besoni vërtetë në forcën tuaj!

5 – Përballuni me situata të ndryshme

Në vend të shmangni situata të pakëndshme, ju duhet të përballeni me ta

Nëse një situatë ju vë në siklet, në vend që të tërhiqeni apo të hiqni dorë ju duhet të përballeni me të.

Nëse ndiheni i ndrojtur kur flisni me një të huaj dhe mundoheni që ti shmangeni, gjeja më e mirë është që të flisni me të ,sepse përvojat e reja ju heqin drojën dhe si pasojë ju shtohet vetë-besimi.

 

Përgatiti: Shkëndije Çurri

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar